Politike

Julian Deda për Veliajn: Gënjeshtrat e këtij njeriu nuk kanë fund, edhe shefi i vet e merr me rezerva

Ai ka postuar një video në profilin e tij në Facebook ku dëgjohet Veliaj që premton ujë 24 orë, por nuk e beson as vetë kryeministri Edi Rama.

5 Prill 2023, 20:17 Nga F.M
Julian Deda për Veliajn: Gënjeshtrat e këtij njeriu nuk kanë
Julian Deda

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidati për anëtar këshilli bashkiak, Julian Deda e ka konsideruar të pabesueshëm kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka postuar një video në profilin e tij në Facebook ku dëgjohet Veliaj që premton ujë 24 orë, por nuk e beson as vetë kryeministri Edi Rama.

Menjëherë sapo mbaron fjalën Veliaj, shfaqet Rama duke thënë se deklaratat e kryebashkiakut i merr me rezerva.

'Genjeshtrat e ketij njeriu nuk kane fund. Imagjino, edhe shefi i vet e merr me rezerva. Po si mund ti besohet me ketij lloj politikani...!?'- shkruan Julian Deda krah videos. 

erion veliaj edi rama julian deda

Sondazh

Poll