Art&Argëtim

VIDEO-PERLA nga tërmeti/ Klienti s’çohet nga tavolina pa mbaruar picën, pamjet që po ‘çmendin’ rrjetin

26 Shtator 2019, 17:31 Nga DOSJA
VIDEO-PERLA nga tërmeti/ Klienti s’çohet nga tavolina pa

TIRANË-Tërmeti i të shtunës i ka trembur me siguri të gjithë… përveç këtij klienti. Nga pamjet e shumta që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale, veçohet si më viralja kjo video, e cila tregon një klient i cili nuk çohet nga tavolina pa përfunduar picën.

Edhe pse bie tërmet dhe qytetarët rreth tij janë në panik, ai shfaqet i qetë në ambientet e picerisë ‘Bella Napoli’ në Tiranë teksa konsumon picën e tij. Video është shpërndarë nga personazhe të njohur të ekranit, përfshirë edhe moderatoren Fatma Methasani.

Methasani ka shpërndarë në Instagram pamjet, duke ia atribuar reagimin e djalit shijes së picës. “Kur pica është aq e mirë saqë i riu nuk pyet as për tërmetin”, shkruan moderatorja, duke na shtuar kuriozitetin për picën… S’na mbetet gjë tjetër veçse të shkojmë ta provojmë!

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale piceri bella napoli video virale nga termeti piceri bella napoli video virale nga termeti

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Shtator 2019, 14:20

Fotografitë më të bukura të ditës, shijojini!

TIRANË – Natyra është po aq sa e thjeshtë edhe komplekse në vetëveten e saj, sërisht ajo ngelet gjëja më e bukur për syrin e njeriut.Fotografitë e kafshëve...