Art&Argëtim

Jori e 'Big Brother VIP' në lidhje me rreperin italian?

Banorja e Big Brother Vip në lidhje me reperin Fred de Palma.

3 Prill 2023, 14:11 Nga a.d
Jori e 'Big Brother VIP' në lidhje me rreperin italian?
Jori Delli, banore BBV Albania

TIRANË- Jori Delli, modelja shqiptare dhe banorja e Big Brother VIP Albania, ka spikatur gjatë ditëve në shtëpi për sinqeritetin dhe rehatinë që ka për të folur për jetën personale dhe lidhjet dashurore. Mirëpo, a mund të jetë duke na fshehur diçka?

Gjatë një hulumtimi të vogël në Instagram, Jori dhe rreperi i njohur italian Fred de Palma, kanë postuar në llogaritë e tyre foto nga i njëjti vend gjatë pushimeve në Maldive, me vetëm një ditë diferencë.

Jori e 'Big Brother VIP' në lidhje me rreperin italian?Jori e 'Big Brother VIP' në lidhje me rreperin italian?

Fred de Palma i dha fund lidhjes së tij me aktoren italiane Beatrice Vendramin vitin e shkuar, duke e bërë atë tërësisht të disponueshëm për një lidhje të re. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi një konfirmim të lidhjes nga ana e Jorit ose reperit.

bigbrothervip joridelli freddepalma

Sondazh

Poll