Art&Argëtim

Gjuajti me shishe në kokë producentin, Chris Brown përsëri në probleme me ligjin

Producenti akoma i paidentifikuar tha se Chris Brown e ka goditur dy, tre herë në kokë.

3 Prill 2023, 10:27 Nga f.i
Gjuajti me shishe në kokë producentin, Chris Brown përsëri
Chris Brown

SHBA- Reperi Chris Brown po përballet përsëri me probleme ligjore. Brown po akuzohet nga një producent muzikor se e ka goditur me shishe në kokë gjatë një debati në një klub nate. Mediat e huaja raportojnë se sherri ka ndodhur në 19 shkurt në klubin 'The Tap'.

Producenti akoma i paidentifikuar tha se Chris Brown e ka goditur dy, tre herë në kokë.

“Më goditi në kokë dy ose tre here, më pas u rrëzova. Në fillim mendova se ishte një nga shoqëruesit e tij, por ishte ai,”-u shpreh producenti.

Pas sulmit të reperit, ai u dërgua në spital dhe në momentin që ka dalë, kishte nevojë për paterica për të ecur.

chris brown

Sondazh

Poll