Sport

Tirana, 3 gola për 3 pikë! Florent Hasani merr topin në shtëpi, ‘hat-trick’ ndaj Erzenit...

Bardheblutë kanë fituar 3-1 ndaj Erzenit në “Elbasan Arena” në një stadium të boshatisur, duke iu bashkuar Partizanit në krye të renditje në kuotën e 47 pikëve

2 Prill 2023, 20:07 Nga DOSJA

Tirana, 3 gola për 3 pikë! Florent Hasani merr topin në

ELBASAN - Me ndeshjen Tirana-Erzeni, luajtur në “Elbasan Arena” të boshatisur, është mbyllur java e 27-të të Abissnet Superiores, e cila përkon përfundimin e fazës së tretë të kampionatit.

Bardheblutë e Tiranës iu fal tregolëshit të Florent Hasanit për të mposhtur 3-1 skuadrën shijakase të Erzenin.

Me këtë fitore të merituar dhe bindëse, kampionët në fuqi siguruan tri pikë të çmuara duke iu bashkuar Partizanit në krye të renditjes me nga 47 pikë.

Të katër golat thuajse ishin ruajtur për në pjesën e dytë. Hasani zhbllokoi sfidën me kokë në minutën e 48-të.


Erzeni reagoi dhe riktheu baraspeshën falë golit të Enck (72’). Braziliani kërceu më lart se të gjithë dhe shënoi një gol të bukur me kokë.


Festa shijakase zgjati fare pak, pasi Hasani riktheu bardheblutë e Orges Shehit sërish në avantazh (75’).


26-vjeçari nga Vushtrria gjeti edhe golin e tretë personal në minutën e 89-të.


Tani Florent Hasani kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve në Superiore me 14 gola. Fundi i kësaj ndeshjeje solli edhe përfundimin e fazës së tretë në Abissnet Superiore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll