Bota

VIDEO/ Burri hedh kos mbi dy vajza në Iran, nuk kishin mbuluar flokët me shami

Në videon e cila u bë virale, dy kliente femra afrohen te një burrë, i cili fillon të flasë me to. Më pas ai merr një tas me kos nga një raft dhe i zemëruar ua hedh mbi kokat e tyre.

1 Prill 2023, 21:14 Nga I.A
VIDEO/ Burri hedh kos mbi dy vajza në Iran, nuk kishin mbuluar flokët
Momenti i hedhjes se kosit

IRAN- Dy femra janë arrestuar në Iran pasi janë sulmuar me kos, pasi nuk kanë mbuluar flokët në publik. Në videon e cila u bë virale, dy kliente femra afrohen te një burrë, i cili fillon të flasë me to. Më pas ai merr një tas me kos nga një raft dhe i zemëruar ua hedh mbi kokat e tyre.

Gjyqësori i Iranit tha se dy gratë janë arrestuar për mos mbulimin e flokëve, gjë që është e paligjshme në Iran. Ndërkohë që burri është arrestuar gjithashtu dhe akuzohet për prishje të rendit publik. Arrestimet pasojnë protesta muajsh në vend që kërkonin fundin e mbajtjes së detyrueshme të hixhabit (shamisë).

Pamjet tregojnë gratë në dyqan, duke pritur për t'u shërbyer nga një anëtar i stafit. Një burrë që duket se po kalon aty, hyn për t'u përballur me ta. Pasi flet, i sulmon vazhdimisht me kos. Sulmuesi më pas shtyhet nga dyqani nga shitësi. Mosmbajtja e hixhabit në publik është e paligjshme për gratë në Iran, megjithatë në qytetet e mëdha shumë gra ecin pa e mbajtur, pavarësisht rregullave. Zemërimi dhe zhgënjimi me ligjin kanë nxitur mospajtimin në shoqërinë iraniane.

Protestat u përhapën në të gjithë Republikën Islamike në shtator pas vdekjes së Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e arrestuar nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se mbante hixhabin e saj "në mënyrë të pahijshme". Protestat u zgjeruan, por ato mbetën të rrënjosura në çështjen e hixhabit. Me mijëra janë arrestuar dhe katër protestues janë ekzekutuar që nga dhjetori. Por autoritetet nuk tregojnë asnjë shenjë dorëzimi.

iran

Sondazh

Poll