Art&Argëtim

Arkeologët zbulojnë një sarkofag antik në Egjipt, çuditen nga ajo që gjejnë brenda

26 Shtator 2019, 08:36 Nga DOSJA

EGJIPT –Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar kohët e fundit një sarkofag 2000-vjeçar të gjendur në portin e qytetit antik të Aleksandrisë.

Sarkofagu peshonte 30 ton, dhe ishte në ngjyrë të zezë.

Paçka se të gjithë mendonin se brenda tij do të gjenin florinj, apo ndonjë perandor të asaj kohe, arkeologët janë çuditur kur kanë parë se brenda arkivolit gjendeshin kufomat e 3 ushtarëve, njëri prej të cilëve kishte një deformim të madh në kafkën e tij.

Legjendat për sarkofagun, i cili u gjet i groposur rreth 8 metra nën tokë nga një grup ndërtuesish, paralajmërojnë se kushdo që mundohet ta hapi arkivolin, do të mallkohet përjetësisht.

Pavarsisht këtyre besimeve, sarkofagu u hap të martën e kaluar.

Sigurisht këto ngelin vetëm legjenda, pasi deri tani askush nuk është lënduar apo asgjë e ngjashme.

Arkeologët kur panë strukturën e sarkofagut, menduan se mos në të gjendej kufoma e mumifikuar e Aleksandrit të madh, duke qenë se sarkofagu i përket epokës së tij, dhe daton rreth 300 vite para lindjes së krishtit.

Ushtarët e gjetur në sarkofag janë duke u analizuar me imtësi, por është ende herët për të thënë se kush janë realisht ata, përse janë vendosur në një sarkofag, dhe cila është historia që fshihet pas tyre.

Burimi:Aol.com 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete egjipt sarkofagu miserioz egjipt sarkofagu miserioz

Sondazh

Poll