Art&Argëtim

Priyanka Chopra: Ngrirja e vezëve është dhurata më e mirë që i bëra vetes

Martesa e saj me këngëtarin Nick Jonas bëri bujë në mbarë botën kur ata u martuan në dhjetor 2018.

30 Mars 2023, 21:04 Nga k.m.
Priyanka Chopra: Ngrirja e vezëve është dhurata më e
Priyanka Chopra-Jonas

SHBA- Aktorja Priyanka Chopra-Jonas foli në podcastin 'Armchair Expert With Dax Shepard', ku komentoi procedurën e ngrirjes së vezëve në moshën 35-vjeçare. Deri atëherë, siç tregoi ajo, kishte vënë theksin në karrierën e saj.

“Doja ta çoja karrierën time në një pikë të caktuar. Gjithashtu, nuk e kisha takuar njeriun me të cilin doja të kisha fëmijë/ Kjo është stresuese. [Isha] 35 vjeç dhe nëna ime që është gjinekologe më tha: “Bëje”. Unë u them të gjithëve që të ngrijnë vezët e tyre,"-tregoi aktorja.

Martesa e saj me këngëtarin Nick Jonas bëri bujë në mbarë botën kur ata u martuan në dhjetor 2018. Vitin e kaluar, ata u bënë prindër për herë të parë pasi vajza e tyre lindi nëpërmjet një gruaje surrogate.

“Unë u them miqve të mi më të vegjël se ora biologjike është e vërtetë. Është shumë më e vështirë të mbetesh shtatzënë pas ke mbushur 35 vjeç,”- vazhdoi ajo. 

priyanka chopra jonas

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Mars 2023, 20:55 k.m.

Fejohet Lana Del Rey!

Lana Del Rey SHBA- Lana Del Rey, kantautorja e njohur, thuhet se është fejuar me muzikantin Evan Winicker. Çifti ka disa muaj që jan&...