Art&Argëtim

‘Suksese këtë verë zogj!”, Ronela Hajati ‘thumbon’ kolegët’: Të qenit mendjemadh, nuk të bën të suksesshëm

Ronela me shkrimin e fundit ka zgjedhur t’iu drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë kolegëve, por ende nuk dihet se me e kë e ka pasur në veçanti.

30 Mars 2023, 09:57 Nga f.i
‘Suksese këtë verë zogj!”, Ronela Hajati
Ronela Hajati

TIRANË- Këngëtarja Ronela Hajati me anë të një deklarate të postuar në 'Instagram', duket se ka ironizuar kolegët e saj. Ronela me shkrimin e fundit ka zgjedhur t’iu drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë kolegëve, por ende nuk dihet se me e kë e ka pasur në veçanti.

Ronela shkruan se të gjithë këngëtarët nëpër botë bashkëpunojnë dhe e mbështesin njëri-tjetrin ndërsa në Shqipëri ky fakt nuk ekziston, duke shtuar se të gjithë e dinë ecurinë e këngëve dhe gjithcka bëhet për t’i kthyer në hit. Në fund të deklaratës këngëtarja këshillon kolegët se duke treguar mendjemadhësi ndaj të tjerëve nuk arrin sukses.

“Muzika moderne shqiptare është e mrekullueshme. Periodë. Mund të të them me zë të lartë që kemi nga materialet më të mira në Ballkan dhe artistë të talentuar pafund. Kudo që shkoj jashtë i tregoj të gjithëve sa muzikë të mirë kemi, ju tregoj pafund që janë hit këtu dhe gëzohem pafund. Në të gjithë botën, gjithë artistët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin si artistikisht, si nga ana njerëzore. Më vjen keq të them që tek ne kjo ndodh në nota minimale, gati-gati inekzistente. Të qenit mendjemadh, fodull ndaj kolegëve nuk të bën kurrë më të suksesshëm. Të gjithë artistët jemi koshientë për ecurinë e këngëve tona dhe gjithë ‘fryerjeve’ që i bëni këngëve! Nuk fitoni asgjë, maksimumi një datë ekstra në Golem… Suksese këtë verë zogj!,”-shkruan Ronela.

ronela hajati

Sondazh

Poll