Aktualitet

Kamionët u rrezikojnë jetën! Banorët e Fushë Milotit ngrihen protestë, bllokojnë rrugën kryesore

Banorët thonë se kanë shumë vite që kërkojnë rehabilitimin e kësaj rruge por asnjëherë premtimet e dhëna nëpër fushatat elektorale nuk janë zbatuar.

28 Mars 2023, 15:30 Nga A.B
Kamionët u rrezikojnë jetën! Banorët e Fushë Milotit
Banori

MILOT- Banorët e Fushë Milotit  kanë protestuar ditën e sotme duke kërkuar ndalimin e kalimit të automjeteve të tonazhit të rëndë në këtë aks. Ata shprehen se kalimi i mjeteve të tilla po u rrezikon jetën e fëmijëve, si dhe shtojnë se pluhuri dhe zhurma në çdo orar të ditës që shkaktojnë është kthyer në shqetësim të madh.

“Ne jemi mbledhur për dëmtimin e rrugës së Fushë Milotit nga Shullazi deri në autostradë. Nuk kalojnë dot fëmijët, ka pluhur e baltë. Kjo rrugë ka vite kështu dhe nuk vihet dorë. Të bëhet rruga, të pastrohet rruga, të vijnë fëmijët, të kalojnë makinat pa dëmtime. Nuk duhet zhavorr po asfalt se kur bie shi, zhavorrin e nxjerrin sërish gomat e kamionëve. Kamionët janë shqetësimi kryesor. Ka edhe ferra e kallama rrugës, po të shkosh në Bashki thonë e ka ARRSH.

Ky shqetësim ka shumë vite. S’ka vënë njeri në dorë. Fëmijët dridhen nga kalimi i kamionëve. Kanë 4 vjet që na thonë do e mbarojnë rrugën. Këta duan votat edhe neve të na lënë në rrugë të madhe. Kemi për ta mbaru thonë por pasi të vdesësh ti. Rruga pa banorë shiheni vetë. Çfarë është ky pushtet që na gënjen përditë, nuk jep llogari”, tha banorët.

Banorët kanë lënë 10 ditë kohë për zgjidhjen e kësaj situate. Në të kundërt thonë se do ta përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën.

proteste ne fushe milot

Sondazh

Poll