Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Athinë, vetëdorëzohet në Polici autori, autoritetet greke: U paraqit në mënyrë spontane

Bëhet fjalë për Olsia (Ornerst) Nurixhi, i cili dyshohet se ka gjatë një përplasjeje mes bandave ka vrarë Islamin.

28 Mars 2023, 14:50 Nga A.B
Vrasja e shqiptarit në Athinë, vetëdorëzohet në Polici
Pellumb Islami

GREQI- Një person, i akuzuar për vrasjen e hidraulikut shqiptar Pëllumb Islami një muaj më parë në Athinë është dorëzuar sot në polici. Bëhet fjalë për Olsia (Ornerst) Nurixhi, i cili dyshohet se ka gjatë një përplasjeje mes bandave ka vrarë Islamin, raporton 'Protothema.gr'.

Njoftimi i Policisë: “Në mëngjesin e sotëm, një 33-vjeçar i huaj është paraqitur në mënyrë spontane në Departamentin e Krimeve të Jetës në DAA. dhe u arrestua me urdhër të ekuipazhit për vrasjen e një 40-vjeçari, e kryer në orët e mbrëmjes të datës 21.02.2023 brenda një dyqani në Nea Joni”.

Kujtojmë se edhe një person tjetër ka rënë në prangat e Policisë për vrasjen e shqiptarit. Pas hetimeve, është zbuluar se në ngjarje janë përdorur dy armë, një revole dhe një pistoletë.

Si ndodhi vrasja?

Vrasja e Pëllumb Islamit ndodhi në një lokal në “Nea Ionia” pas një shkëmbimi zjarri mes pjesëtarëve të një grupi kriminal shqiptar në Greqi me një person që ndodhej në shoqërinë e Islamit. Tashmë janë 6 shqiptarë të shpallur në kërkim, ndërkohë që janë identifikuar vetëm dy prej tyre, Erlis Salaj, kapoja i grupit dhe Julian Qose, një prej anëtarëve. Ata u futën në një lokal ku ndodhej dhe Pëllumb Islami, për tu sqaruar me një tjetër grup shqiptarësh. Gjatë konfliktit u përdorën dhe armë zjarri dhe një prej plumbave kapi gabimisht Islamin, i cili ndërroi jetë. Viktima ishte hidraulik dhe nuk kishte aspak lidhje me jetën e grupit problematik./Dosja.al

pellumb islami olsia nurixhi

Sondazh

Poll