Aktualitet

Dalin VIDEO të tjera nga vrasja tek Top Channel, momenti kur autoambulanca mbërrin në vendngjarje, merr trupin e pajetë të punonjësit

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00.

27 Mars 2023, 07:55 Nga F.M
Dalin VIDEO të tjera nga vrasja tek Top Channel, momenti kur autoambulanca
Top Channel, vendi ku ndodhi vrasja

TIRANË- Dosja.al ju sjell të tjera pamje nga ngjarja e rëndë që ndodhi tek ambientet e Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç. Në video shihet zona e rrethuar nga forca të shumta policie, autoambulanca që futet dhe momenti kur merr trupin e pajetë të punonjësit që mbeti i vrarë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar, u afruan me një automjet tip 'Range Rover' ma targa të vjedhura dhe hapën zjarr në drejtim të Top Channel. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të paktën 25 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa një nga plumbat ka përfunduar në trupin e punonjësit, duke i marrë jetën. 

Pas ngjarjes, autorët janë larguar, ndërsa në aksin Tiranë-Durrës është gjetur automjeti që kanë përdorur në krim bashkë me dy armë tip kallashnikovi. Makina e shkrumbuar është në duart e ekspertëve.

vritet roja i top channel

Sondazh

Poll