Aktualitet

Detaje nga aksidenti në Tiranë/ Autobusi u përmbys, shoferi jep deklaratën në Polici: S'kontrollova dot mjetin…

26 Mars 2023, 17:45 Nga k.m.
Detaje nga aksidenti në Tiranë/ Autobusi u përmbys, shoferi jep
Pamje nga aksidenti

ELBASAN- Një autobus që vinte nga Kërraba humbi drejtimin dhe u përmbys në rrugë, duke marrë përpara dy makina të tjera, e si pasojë la 3 persona të lënduar. Megjithatë fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Policinë e Shtetit, Gentjan Qosja ka deklaruar se nuk ka arritur të mbajë kontrollin e autobusit teksa po udhëtonte në rrugën e pjerrët, pak pasi kaloi Pallatin e brigadave.

Nga testi i alkoolit që i është bërë që në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se 42-vjeçari nuk ka përdorur alkool dhe nuk ka qenë me shpejtësi, ndaj dhe paraprakisht dyshohet se ka ndodhur një gabim teknik. 

aksidenti ne

Sondazh

Poll