Aktualitet

Po kalonin nga Valbona në Theth/ 4 alpinistët serbë rrëshkasin nga dëbora, dërgohen 2 helikopterë për t'i shpëtuar

Tre alpinistë të tjerë nuk kanë marrë lëndime. 

26 Mars 2023, 15:02 Nga a.l
Po kalonin nga Valbona në Theth/ 4 alpinistët serbë
Alpinistët serbë

TROPOJË- Katër alpinistë serbë kanë mbetur të plagosur pasi kanë rrëshkitur gjatë kalimit nga Valbona në Theth. Përmes një postimi në rrjete sociale ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se efektivët e Forcës Ajrore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes me dy helikopterë AB 206 DHE EC 135 për t'i transportuar drejt spitalit të QSUT. Tre alpinistë të tjerë nuk kanë marrë lëndime. 

"Efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135 kanë transportuar me sukses 4 alpinistët serb të cilët gjatë kalimit nga Valbona në Theth kanë rrëshkitur, duke marrë lëndime në trup. Një prej të plagosurve është transportuar drejt SQUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 3 të tjerët fatmirësisht pa lëndime!", shkruan Peleshi. 

alpinistet serbe bllokohen ne valbone

Sondazh

Poll