Aktualitet

EMRAT/ Kush janë personat që qëlluan me armë zjarri drejt banesës në Mamurras, sherri nisi mes tre të rinjve

Noka dhe Gjoni kanë shkuar në banesën e Ndrekës dhe kanë qëlluar me armë. Më pas janë larguar nga vendngjarja.

25 Mars 2023, 20:11 Nga F.M
EMRAT/ Kush janë personat që qëlluan me armë zjarri drejt
Policia

MAMURRAS- Paulor Noka dhe Romario Gjoni janë dy personat e shpallur në kërkim pasi kanë qëllua me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një personi tjetër, të identifikuar si Shtjefën Ndreka. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.

Tre të rinjtë janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin. Më pas, Noka dhe Gjoni kanë shkuar në banesën e Ndrekës dhe kanë qëlluar me armë. Më pas janë larguar nga vendngjarja. Ata janë shpallur në kërkim, ndërkohë që raportohet se nga ngjarja nuk ka persona të plagosur. Pritet të zbardhen shkaqet e ngjarjes.

te shtena ne mamurras paulor noka romario gjoni shtjefen ndreka

Sondazh

Poll