Aktualitet

‘Stop Skavicës’/ Shqiptarët në SHBA protestojnë kundër projektit të Ramës (VIDEO)

Protesta ka pasur edhe më herët. Dhjetëra banorë të Dibrës kanë dalë në protestë pak ditë më parë kundër hidrocentralit të Skavicës. Ata u mblodhën në zonën e Reçit, zona fundore e krahinës së Dibrës e cila pritet të jetë një nga zonat më të prekura nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës.

25 Mars 2023, 17:48 Nga F.M
‘Stop Skavicës’/ Shqiptarët në SHBA protestojnë
Protestë

SHBA- Komuniteti i shqiptarëve në SHBA dhe aktivistë në mbrojtje të mjedisit, kanë protestuar përpara selisë së Kombeve të Bashkuara në Manhatan, duke kërkuar që të ndalohet menjëherë projekti i ndërtimit të këtij hidrocentrali për shkak të impaktit negativ që sjell në ekonomi, shpopullimin e zonës si dhe florës e faunës.

Në videon e publikuar nga Syri TV, dëgjihet se ata kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it të Skavicës në Dibër. Protestuesit kanë kërkuar që anëtarë të Kombeve të Bashkuara të kundërshtojnë me forcë ndalimin e hidrocentralit të Skavicës për shkak se emetimet e metanit nga rezervuarët e krijuar nga digat janë një burim kryesor i emetimeve globale të metanit.

“Ju lutemi, mos lejoni ndërtimin e hidrocentralit Skavica,”- shkruhet në pankartat e tyre.

Protesta ka pasur edhe më herët. Dhjetëra banorë të Dibrës kanë dalë në protestë pak ditë më parë kundër hidrocentralit të Skavicës. Ata u mblodhën në zonën e Reçit, zona fundore e krahinës së Dibrës e cila pritet të jetë një nga zonat më të prekura nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës.

Hidrocentrali me kapacitet instalimi 210 megavatë, që planifikohet të ndërtohet në Skavicë të Kukësit, në lumin Drini i Zi, rrezikon më shumë se 30 fshatra në Dibër, zona kufitare me Skavicën. Një digë 147 metra e lartë parashikohet të ngrihet mbi lumin Drin, rezervuari i së cilës do të përmbyste rreth 15 mijë hektarë tokë bujqësore dhe pyje.

Skavica u mbështet fillimisht nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, sqaroi se Projekti Skavica u përfshi në Planin Ekonomik të Investimeve për rajonin me kërkesen e vetë Shqipërisë, e më pas u tërhoq, pas marrëveshjes midis Tiranës dhe SHBA.

proteste kunder skavices

Sondazh

Poll