Aktualitet

Fundjava shton fluksin! Radhë të gjata në doganën e Dibrës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut

Radha e automjeteve ka shkuar deri në 2 kilometra në anën shqiptare. 

25 Mars 2023, 14:19 Nga A.B
Fundjava shton fluksin! Radhë të gjata në doganën e
Makinat ne radhe

TIRANË- Fundjava ka bërë që të ketë radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në Bllatë të Dibrës, dhjetëra automjete kanë pritur me orë për të kaluar në shtetit fqinj. Radha e automjeteve ka shkuar deri në 2 kilometra në anën shqiptare. 

Fundjavat shënojnë një fluks të lartë të lëvizjes së qytetarëve nga Dibra dhe Bulqiza drejt shtetit fqinj. Banorët e këtyre dy zonave shfrytëzojnë distancën e afërt me Dibrën e Madhe dhe blejnë produkte për konsum dhe furnizohen me karburant./Dosja.al

radhe ne doganen e dibres

Sondazh

Poll