Aktualitet

Përplasen nga makina gjyshi dhe nipi 5-vjeçar në Tiranë, policia arreston shoferin

Të lënduarit janë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

25 Mars 2023, 12:55 Nga A.B
Përplasen nga makina gjyshi dhe nipi 5-vjeçar në Tiranë,
Ambulance

TIRANË- Një aksident i rëndë me pasojë lëndimin e dy personave ka ndodhur në kryeqytet. Policia bën të ditur se mjeti me drejtues një 32-vjeçar, përplasi një 63-vjeçar dhe nipin e tij 5-vjeçar.

Forcat blu kanë bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit, ndërsa informojnë se të lënduarit janë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

'E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.'- njofton Policia.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll