Bota

“Do të të VRAS”/ Po heton çështjen 'Trump', prokurori merr letër kërcënuese, autorët fusin në zarf pluhur të bardhë

Bragg, i cili po heton ish-presidentin Donald Trump në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels në vitin 2016, ka paraqitur prova para një jurie të madhe që po shqyrton nëse do të padisë Trump.

25 Mars 2023, 07:48 Nga A.B
“Do të të VRAS”/ Po heton çështjen
Alvin Bragg

SHBA- Kërcënohet me vdekje Prokurori që po heton çështjen e Trump, Alvin Bragg. FBI dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) po hetojnë këtë ngjarje, pasi një letër e mbushur me pluhur të bardhë mbërriti te Bragg.

Bragg, i cili po heton ish-presidentin Donald Trump në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels në vitin 2016, ka paraqitur prova para një jurie të madhe që po shqyrton nëse do të padisë Trump.

Letra i drejtohej Bragg-it ku thuhej: “ALVIN: DO TË TË VRAS!!!!!!!!!!!!!” dhe përmbante një sasi të vogël pluhuri të bardhë, raporton 'CNBC'.

Letra u mor menjëherë nga forcat e zbatimit të ligjit të cilat përcaktuan se nuk kishte asnjë substancë të rrezikshme. Autoritetet thanë se letra ishte vulosur të martën dhe shenjat në zarf tregonin se ajo ishte dërguar me postë nga Orlando, Florida në fillim të kësaj jave.

Letra vjen pas njoftimit të Trump fundjavën e kaluar se do të arrestohej të martën në hetim.

Ish-presidenti gjithashtu postoi në faqen e tij në rrjetet sociale se njerëzit duhet të “protestojnë” dhe “ta kthejnë kombin tonë”. Trump përfshiu një paralajmërim të premten herët për “vdekje dhe shkatërrim të mundshëm” nëse ai akuzohet.

alvin bragg donald trump

Sondazh

Poll