Bota

Marrëveshja Kosovë-Serbi në takimin në Ohër/ Macron: Progres i rëndësishëm! Plani evropian duhet të zbatohet sa më shpejtë

Në fund të një sesioni të liderëve të BE-së, në të cilin Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell i informoi ata për marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve, Macron e përshëndeti marrëveshjen dhe bëri thirrje për zbatimin e saj të shpejtë.

24 Mars 2023, 22:14 Nga a.l
Marrëveshja Kosovë-Serbi në takimin në Ohër/ Macron:
Emmanuel Macron

KOSOVË- Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është progres i rëndësishëm dhe se tani është thelbësore që të dyja palët të tregojnë përgjegjësi dhe menjëherë dhe me mirëbesim të fillojnë të zbatojnë të gjitha detyrimet e përcaktuara në të.

Në fund të një sesioni të liderëve të BE-së, në të cilin Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell i informoi ata për marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve, Macron e përshëndeti marrëveshjen dhe bëri thirrje për zbatimin e saj të shpejtë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Dihet mirë se sa Franca dhe Gjermania kanë punuar së bashku për këtë dhe se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen", tha ai. 

Edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të rrezikojnë reputacionin e tyre ndërkombëtar nëse nuk fillojnë sa më parë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Stano theksoi se kredibiliteti i palëve do të kërcënohet nga moszbatimi i asaj që është rënë dakord, sepse për t'u parë si partner i besueshëm i BE-së duhet të zbatojnë atë që kanë premtuar.

emmanuel macron

Sondazh

Poll