Bota

U sulmua me armë zjarri, i riu nga Leposaviç shkon i plagosur në Polici

Sipas raportit të Policisë, viktima ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona.

24 Mars 2023, 11:35 Nga I.A
U sulmua me armë zjarri, i riu nga Leposaviç shkon i plagosur
Policia

KOSOVË- Një burrë nga Leposaviç është paraqitur në stacionin policor të Leposavç derisa ka qenë i lënduar në kokë dhe këmbë. Sipas raportit të Policisë, viktima ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona.

Për shkak të lëndimeve ai është dërguar në trajtim mjekësor. Në anën tjetër, për dy të dyshuarit nuk ka ndonjë informacion mbi identifikimin apo ndalimin e tyre. Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërkaq rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

policia e kosoves

Sondazh

Poll