Bota

Estonia shpall non grata diplomatin rus: Ka minuar sigurinë e Estonisë

Këtë ka deklaruar ministria e jashtme e Estonisë në një deklaratë të premten dhe ka theksuar se ka përhapur propagandë që justifikon luftën nga Rusia.

24 Mars 2023, 11:22 Nga I.A
Estonia shpall non grata diplomatin rus: Ka minuar sigurinë e Estonisë
Parlamenti estonez

ESTONI- Estonia ka urdhëruar dëbimin e një diplomati që punonte për Ambasadën Ruse për “minimin e sigurisë së Estonisë”. Këtë ka deklaruar ministria e jashtme e Estonisë në një deklaratë të premten dhe ka theksuar se ka përhapur propagandë që justifikon luftën nga Rusia. 

Diplomati në fjalë ka qenë i angazhuar në minimin e drejtpërdrejtë dhe aktiv të sigurisë dhe rendit kushtetues të Estonisë, duke përhapur propagandë që justifikon veprimin ushtarak të Rusisë dhe duke shkaktuar përçarje në shoqërinë estoneze”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Personi në fjalë është shpallur persona non grata pasi aktivitetet e tij janë konstatuar se kanë shkelur Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Au u urdhërua të largoheshin nga Estonia deri më 29 mars. 

estoni lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll