Aktualitet

"Duam lekët e 3 muajve"/ Punonjësit e Portit të Shëngjinit pezullojnë punën, dalin në protestë: Kërkojmë zgjidhje

Në mbështetje të protestës ishte dhe Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj, sipas të cilit shqetësimi i tyre do ti përcillet qeverisë shqiptare.

24 Mars 2023, 11:15 Nga A.B
"Duam lekët e 3 muajve"/ Punonjësit e Portit të
Punonjesit

LEZHË- Për të disatën herë, punonjësit e Portit të Shëngjinit kanë dalë sërish në protestë. Mosmarrja e pagave prej 3 muajsh ka bërë që ata të pezullojnë punën e të mblidhen brenda ambienteve të ndërmarrjes, duke kërkuar zgjidhje të problemit që sipas tyre ju ka krijuar vështirësi financiare. 

Në mbështetje të protestës ishte dhe Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj, sipas të cilit shqetësimi i tyre do ti përcillet qeverisë shqiptare. Në portin e Shëngjinit janë 117 punonjës që po përballen me vështirësitë e pagesave prej kohesh dhe kjo është protesta e dytë që organizojnë brenda kësaj jave./Dosja.al

protesta e punonjesve te portit shengjin

Sondazh

Poll