Aktualitet

Droga shitej në shkolla/ Shpërndarësit furnizoheshin nga një person nga Lindja e Mesme

Ndërsa kanabisin dyshohet se e siguronin në Fushë-Krujë. Për identitetet e furnizuesve janë pyetur dhe të arrestuarit të cilët kanë mbajtur qëndrim mohues jo vetëm për të por edhe për aktivitetin e paligjshëm ku u kapën në flagrancë.

23 Mars 2023, 23:46 Nga F.M
Droga shitej në shkolla/ Shpërndarësit furnizoheshin nga një
Operacioni harta

TIRANË- Kokaina që shpërndahej nga një pjesë e të rinjve që u arrestuan një ditë më parë nga Policia e Tiranës sigurohej nga një i huaj. Top channel shkruan se hetimet kanë zbuluar se së paku 4 persona kishin kontakte me një person nga Lindja e Mesme i cili nuk ishte rezident në vendin tonë por ka histori të shpeshta udhëtimi dhe ka dyshime se ai furnizonte shpërndarësit me kokainë. Ndërsa kanabisin dyshohet se e siguronin në Fushë-Krujë. Për identitetet e furnizuesve janë pyetur dhe të arrestuarit të cilët kanë mbajtur qëndrim mohues jo vetëm për të por edhe për aktivitetin e paligjshëm ku u kapën në flagrancë.

Grupi u shkatërrua dje. Pjesë e shpërndarjes në këtë aktivitet ishin edhe tre vajza, ku një prej tyre ndodhet në kërkim dhe rezulton sipas sistemit TIMS dhe është larguar në Itali më datë 14 mars. 24 persona të identifikuar ishin të shpërndarë në 11 zona të ndryshme të Tiranës, duke përfshirë këtu 28 lagje. Të gjithë anëtarët e grupeve ndaheshin në nëngrupe të vogla me 2, 3 apo 4 anëtarë. Numrin më të lartë të shpërndarësve e kishin zonat e Bllokut, Kombinatit dhe Yzberishtit. 

Të arrestarsit: Fabian Qoku, 39 vjeç, Redi Lolaj, 22 vjeç, Eduard Hysa, 25 vjeç, Dorjano Çela, 31 vjeç, Enver Mehmeti, 60 vjeç, Fatbardh Bardhi, 37 vjeç, Martin Kuka, 35 vjeç, Marsel Gjona, 31 vjeç, Mariglen Hoxha, 39 vjeç, Muharrem Tarushi, 31 vjeç, Polikron Shabani, 40 vjeç, Erion Xhaxho, 47 vjeç, Altin Llani, 45 vjeç, Jurgen Hasamataj 32 vjeç, D.I 23 vjeç, A.XH, 51 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, dhe J. H., 32 vjeç. Ata janë lënë në masën e sigurisë "arrest me burg", deri në përfundim të gjykimit. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

operacioni harta

Sondazh

Poll