Aktualitet

PËRGJIMET/ Të tjera biseda mes trafikantëve: Do me e përzi? Se do punosh për një çapë bukë

Ai thotë se lënda narkotike duhet përzier me patjetër sepse ndryshe punon sa për të mbijetuar.

23 Mars 2023, 23:44 Nga F.M
PËRGJIMET/ Të tjera biseda mes trafikantëve: Do me e përzi?
Kokainë

TIRANË- Bisedat mes trafikantëve të vënë në pranga kanë zbardhur të tjera detaje nga mënyra se si funksiononte grupi. Në bisedën e zhvilluar mes një prej të arrestuarve, Fabian Qoku, ky i fundit ankohet për fitimet. Ai thotë se lënda narkotike duhet përzier me patjetër sepse ndryshe punon sa për të mbijetuar.

Pjesë nga biseda

Qoku: Hë vllai, mos më thuaj pa lekë amon. Se kam produkt tetshe, është super.

Agjenti: Jo, nuk e vej në diskutim. A filloj dot unë me ty a si?

Qoku: Varet ça do me bo, duhet me fol ça do me bo.

Agjenti: Kshu me ble

Qoku: Po, por unë s’e jap, e jap shtrenjtë vllai se është gjo e mirë. Ti ça do me bo, do me e përzi?

Agjenti: Jo me jo, po me punu pak.

Qoku: Nuk ke leverdi.

Agjenti: Po me e përzi sa shkon?

Qoku: Me e përzi, nëntëdhjetë shkon. Këtu ke leverdi

Agjenti: Dalin domethënë mirë, kupton, sa me hëngër bukë, jo se do të bëj milionat…

Qoku: Del super fare se është gjë që e mban, është e pastër. Bie fjala do marrësh katërqind e ca mijë lekë, do i nxjerrësh tetëqind.

Grupi u shkatërrua dje. Pjesë e shpërndarjes në këtë aktivitet ishin edhe tre vajza, ku një prej tyre ndodhet në kërkim dhe rezulton sipas sistemit TIMS dhe është larguar në Itali më datë 14 mars. 24 persona të identifikuar ishin të shpërndarë në 11 zona të ndryshme të Tiranës, duke përfshirë këtu 28 lagje. Të gjithë anëtarët e grupeve ndaheshin në nëngrupe të vogla me 2, 3 apo 4 anëtarë. Numrin më të lartë të shpërndarësve e kishin zonat e Bllokut, Kombinatit dhe Yzberishtit. 

Të arrestarsit: Fabian Qoku, 39 vjeç, Redi Lolaj, 22 vjeç, Eduard Hysa, 25 vjeç, Dorjano Çela, 31 vjeç, Enver Mehmeti, 60 vjeç, Fatbardh Bardhi, 37 vjeç, Martin Kuka, 35 vjeç, Marsel Gjona, 31 vjeç, Mariglen Hoxha, 39 vjeç, Muharrem Tarushi, 31 vjeç, Polikron Shabani, 40 vjeç, Erion Xhaxho, 47 vjeç, Altin Llani, 45 vjeç, Jurgen Hasamataj 32 vjeç, D.I 23 vjeç, A.XH, 51 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, dhe J. H., 32 vjeç. Ata janë lënë në masën e sigurisë "arrest me burg", deri në përfundim të gjykimit. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

operacioni harta

Sondazh

Poll