Aktualitet

I riu me kapuç sulmon mediat! Policia e shoqëron, drejtoresha e “Hysenbelliu Group”: Nuk e dimë se kush është

Një prej të rinjve që hapi dyert e resortit me kapuc në kokë u mor nga Policia, pasi u përplas me median. 

22 Mars 2023, 13:06 Nga A.B
I riu me kapuç sulmon mediat! Policia e shoqëron, drejtoresha e
Shoqerimi i te riut

TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në “Prestige Resort” pas vendimit për ta konfiskuar atë. Një prej të rinjve që hapi dyert e resortit me kapuc në kokë u mor nga Policia, pasi u përplas me median. 

'Kush je ti?'-i thonë të riut, i cili thotë: Më morën.

Drejtoresha juridike “Hysenbelliu Group” tha se ai dhunon një pronë private dhe largohet dhe se policia po e mbron atë. Ai hodhi poshtë mikrofonin e një prej mediave të pranishme, e më pas u shoqërua nga Policia. Mister mbetet se kush është i riu i cili hapi me kaçavidë derën e godinës së 'Prestige Resort'./Dosja.al

konfiskimi i prestige resort

Sondazh

Poll