Aktualitet

Aksioni te ‘Prestige Resort’/ Avokati Gjokutaj: Rast i rëndë flagrant penal, policët banditë të veshur me uniformë

Gjokutaj tha se prokuroria duhet të veprojë dhe të marrë Prestige si vendngjarje, pasi aty po bëhet krim i shëmtuar.

22 Mars 2023, 12:27 Nga A.B
Aksioni te ‘Prestige Resort’/ Avokati Gjokutaj: Rast i
Genc Gjokuta

TIRANË- Për aksionin e policisë në ambientet e 'Prestige Resort' në Golem, ka reaguar edhe avokati i njohur Genc Gjokuta. Në një reagim për 'News24’ Gjokutaj tha se prokuroria duhet të veprojë dhe të marrë Prestige si vendngjarje, pasi aty po bëhet krim i shëmtuar.

Nuk keni pse falënderoni sot kushdo që del në media. Ky është një akt barbar. Është kontribut në favor të pronës, reagimi sot. E ndoqa zotin Hysenbelliu dhe i jap të drejtë për rrëfimin e tij. S’kemi të bëjmë me problem ligjor, pasi është shteruar ky proces. Shteti nuk po sillet si administrator i denjë për të treguar se kush ka shkelur dispozitat ligjore. Rama është lokomotiva e këtij treni, por janë shumë vagonë pas. Sot në administratën e shtetit nuk shkon dot të marrësh një formular apo shërbim. Si ka mundësi që nuk i jepet mundësia subjektit për një të drejtë të saj, që t’i drejtohet gjykatës.

Të gjitha gjykatat i ka të kapura. Qëndrimi i tij kështu është dhe për opozitën. S’kemi të bëjmë me një proces ligjor. Ekzekutimi i një të drejte lidhet me personin, jo me shtetin. Një shtet që ushtron vetëgjyqësisë, e ka hequr vetes mundësinë që të quhet i tillë. Ata janë banditë me uniformë. Atyre, (policisë) i është thënë që në këtë orë do rrethoni këtë subjekt. Ky shtet është sulmuesi i kësaj prone. Aty është vendngjarje, dhe po të duash ta bësh film është fantazi e madhe. Këta zyrtarë shkojnë atje se më pas marrin mungesë dhe iu shmangen mediave. Kjo ngjarje ka cënuar integritetin e kompanisë, konceptin e pronës në përgjithësi. Dita kur bëhet ky veprim, sot është vit i ri për bektashinjtë. Vetëm një i pafe bën kështu gjërash. Sot njerëzit kanë festë dhe me këto pamje, festa është prishur. Duhet të merret në konsideratë dokumentacioni dhe ky është rast i rëndë flagrant penal. Nëse nuk ndalen sot, do e bëjnë praktikë.

Situata është e rënduar. Pak ditë nga raporti i DASH, ku rasti i Prestige Resort është vënë në dokumentin e këtij raporti për Shqipërinë, çka do të thotë se ka qenë një ngjarje e spikatur në zinxhirin delikuent, dhe të veprosh me të njëjtën dhunë, pa dokumente, pa ligj, ky shtet ka rrëshqitur.”, tha Gjokutaj.

konfiskimi i prestige resort

Sondazh

Poll