Aktualitet

Vdekja e spanjollit në Divjakë, 47-vjeçari në depresion pas konflikteve me bashkëshorten

Trupi i Francesco Servia ndodhet në morgun e Tiranës. 47-vjeçari i cili punonte në zonë si specialist për montimin e paisjeve në sera është gjetur nga shoku i tij Oskar Velasko i dëmtuar teksa ka prerë damarët.

22 Mars 2023, 09:59 Nga A.B
Vdekja e spanjollit në Divjakë, 47-vjeçari në depresion
Ambulance

DIVJAKË- Miku i spanjollit, i cili u gjet një ditë më parë i vetëvrarë në Divajkë, në dush në ambientet e një hoteli në fshatin Karavasta të Divjakës, ka folur për autoritetet. Oskar Velasko në dëshminë e tij në polici ka deklaruar se së fundi 47-vjeçari kishte shfaqur shenja depresioni dhe nervozizmi për shkak të mosmarreveshjeve me bashkëshorten e cila ndodhet në Spanjë, por që kurrsesi nuk e mendonte se do te arrinte në këtë akt ekstrem.

Trupi i Francesco Servia ndodhet në morgun e Tiranës. 47-vjeçari i cili punonte në zonë si specialist për montimin e paisjeve në sera është gjetur nga shoku i tij Oskar Velasko i dëmtuar teksa ka prerë damarët.

Nën drejtimin e Prokurorisë po kryen hetime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes për të përcaktuar shkakun e vërtetë të kryerjes së vetëvrasjes.

francesko servia oskar velasko

Sondazh

Poll