Aktualitet

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesë, ndërron jetë 45-vjeçarja në Mamurras

Dyshohet se gruaja ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj.

22 Mars 2023, 09:03 Nga A.B
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesë, ndërron
Policia

DURRËS- Një 45-vjeçar është dërguar pa shenja jete në urgjencën e spitalit të Durrësit. Dyshohet se gruaja ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

'Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'-njofton Policia.

vdes 45-vjecarja ne durres

Sondazh

Poll