Aktualitet

Tragjike në Itali! Furgoni shtyp për vdekje çiklistin shqiptar, personat në mjet kapen pas disa orësh nga Policia

Çiklisti shqiptar vdiq menjëherë pasi u shtyp nga automjeti me 4 persona në bord, pas një përplasjeje që mori nga ana e pasme.

22 Mars 2023, 08:39 Nga A.B
Tragjike në Itali! Furgoni shtyp për vdekje çiklistin shqiptar,
Ambulance

ITALI- Një çiklist shqiptar ka gjetur vdekjen në Santa Maria a Cubito, pasi u shtyp nga një furgon. Policia ka mundur të arrestojë pas disa orësh drejtuesin e furgonit, i cili e përplasi shqiptarin e më pas u largua në këmbë, raportojnë mediat italiane.

I arrestuari, i mbrojtur nga avokati Marco Ucciero, ndodhet me burgun e Santa Maria Capua Vetere.

Tragjike në Itali! Furgoni shtyp për vdekje çiklistin shqiptar,

Çiklisti shqiptar vdiq menjëherë pasi u shtyp nga automjeti me 4 persona në bord, pas një përplasjeje që mori nga ana e pasme.

Kur kuptuan tragjedinë, 4 personat në furgon në vend që të shpëtonin viktimën janë larguar në këmbë duke e lënë mjetin në vend. Hetimet janë duke u zhvilluar nga policia në stacionin Villa Literno. 

vdes shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll