Aktualitet

VIDEO/ Mjeku përplaset me pacientin në spitalin e Durrësit: E heq bluzën dhe përballemi jashtë!

Nga pamjet duket se një pacient i cili kishte rreth 4 orë që priste të bënte një skaner, jo vetëm që nuk po merrte shërbimin, por kërcënohet nga mjeku.

21 Mars 2023, 22:48 Nga F.M
VIDEO/ Mjeku përplaset me pacientin në spitalin e Durrësit: E heq
Mjeku

DURRËS- Një mjek i vetëidentifikuar si Erzen Dobi është konfliktuar me një pacient në spitalin e Durrësit. Pamjet e konfliktit janë filmuar nga një dëshmitar dhe janë publikuar nga JOQ, që raporton se ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në mjediset e Spitalit Rajonal Durrës.

Nga pamjet duket se një pacient i cili kishte rreth 4 orë që priste të bënte një skaner, jo vetëm që nuk po merrte shërbimin, por kërcënohet nga mjeku. Sipas të njëjtave raportime, pacienti ishte zjarrfikës, i cili u ndje keq në orarin e punës dhe u dërgua me ambulancë në spital.

Sipas dëshmitarëve, zjarrfikësi u la rreth 4 orë pa i bërë skanerin ndonëse e kishte kartelën të firmosur nga mjeku neurolog por mjekët e ‘sorrollasnin’ dhe në fund nuk ia bënë fare skanerin. Madje mjeku në video dëgjohet të kërkojë duel me pacientin.

“Unë e heq bluzën dhe dalim përballemi bashkë,”- thotë ai.

 

sherr ne spitalin e durresit enver dobi

Sondazh

Poll