21 Mars 2023, 20:47
Nga k.m.
Foto ilustruese
Në amfiteatrin e Durrësit kanë filluar të martën sondazhet, që synojnë zbulimin e elementeve të arenës ende të mbuluar, si dhe lidhjen me kodrën ku është mbështetur një pjesë e monumentit.
Drejtori i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohito tha për BIRN se sondazhet po realizohen nga firma “Altea & Geostudio 2000”. Leja e ministrisë së Kulturës ka mundësuar punimet e firmës së licensuar për ndërhyrje të këtij lloji – tha Ramohito.
Specialistë dhe arkeologë po ndjekin nga afër punën që po kryhet në pjesën qendrore të amfiteatrit.
Ky është hapi i parë për zbatimin e projektit afatgjatë për hapjen e plotë të amfiteatrit të ndërtuar në shek II pas Krishtit. Projekti për hapjen e plotë të amfiteatrit si dhe për rehabilitimin e plotë e zonës qendrore të Durrësit u bë i njohur dy vjet më parë.
Bashkia e Durrësit, ministria e Kulturës dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim AADF po bashkëpunojnë për zbulimin e plotë të monumentit më të madh që është gjetur deri tani në vendin tonë.
Amfiteatri i Durrësit u zbulua në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi. Gjatë ekspeditave verore 1966-1970 u zbulua rreth 2/3 e monumentit, që ishte ndërtuar në periudhën e perandorit Trajan. Për hapjen e shkallareve dhe galerive autoritetet e kohës urdhëruan në pak javë prishjen e 33 shtëpive dhe transferimin e 50 familjeve, të cilat, pa e ditur, kishin banuar mbi një vepër monumentale 1900-vjeçare.
Megjithë kërkimet arkeologjike në hapësirën e amfiteatrit, në më shumë se 50 vjet nuk ka patur asnjë ndërhyrje me synim zbulimin e elementeve të tjerë të rëndësishëm. Projekti që pritet të zbatohet ka nisur me shpronësimet dhe kompensimet e familjeve që banojnë në pjesën veri-lindore të amfiteatrit./BIRN
amfiteatri i durresit
Aktualitet
21 Mars 2023, 20:37
F.M
Lefter Alla dhe Aqif Konesha
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro...
Aktualitet
21 Mars 2023, 20:08
F.M
Lefter Alla
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, i cili është vënë në pranga është f...
Aktualitet
21 Mars 2023, 19:07
F.M
Luan Daci
TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit që dënoi me 6 muaj burg, ...
Aktualitet
21 Mars 2023, 19:05
k.m.
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, p...
Aktualitet
21 Mars 2023, 18:38
k.m.
Radhët në Korçë
KORÇË- Vijon dita e dytë e aplikimit për skemat mbështetëse në bujqësi. S&e...
Aktualitet
21 Mars 2023, 18:31
a.l
Sekuestrohen 34 mijë euro në Portin e Durrësit
DURRËS- Një shumë prej 34 mijë eurosh janë sekuestruar në Porti...
Aktualitet
21 Mars 2023, 17:23
k.m.
Foto ilustruese
Shqiptarët po largohen dhe ky është një problem i madh për bizneset italiane që operojnë në vend. P...
Aktualitet
21 Mars 2023, 17:01
F.M
Foto Ilustruese
AUSTRI- Një 31-vjeçar shqiptar dhe një 43-vjeçar, shqiptar i Kosovës janë vënë nën hetim n...
Aktualitet
21 Mars 2023, 16:54
F.M
Adnan Dibrani
TIRANË- Adnan Dibrani, deputeti shqiptar në Suedi që është shpallur hero në Malin e Zi ka treguar se si e shp&e...
Aktualitet
21 Mars 2023, 16:45
F.M
Urbani
TIRANË- Shofer i autobusit të linjës së Laprakës, G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë është vë...