Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Makina merr përpara barrierën e rrugës dhe hipën mbi trotuar (ME FOTO)

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme të sigurua nga LSA, dy mjete; njëra tip “Benz” dhe tjetra “Lancia” janë përplasur me njëra-tjetrën.

21 Mars 2023, 19:05 Nga k.m.
Aksident në Tiranë/ Makina merr përpara barrierën e
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, por fatmirësisht pa viktima.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme të sigurua nga LSA, dy mjete; njëra tip “Benz” dhe tjetra “Lancia” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga pamjet e mëposhtme duke qartë që mjeti tip “Lancia” ka thyer barrierën e rrugës dhe ka hipur në trotuar, duke rrezikuar edhe këmbësorët. Por fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduara.

Aktualisht, Policia e Shtetit ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll