21 Mars 2023, 17:23
Nga k.m.
Foto ilustruese
Shqiptarët po largohen dhe ky është një problem i madh për bizneset italiane që operojnë në vend. Përfaqësuesit e Confindustria Albania dhe drejtuesit e kompanive i kërkojnë qeverisë shqiptare të ndërhyjë për të ndaluar dobësimin e burimeve njerëzore.
“Forca më e madhe e sipërmarrjeve tona është kapitali njerëzor, janë njerëzit. Janë njerëzit që përcaktojnë forcën e kompanive tona dhe duhet të bëjmë çmos që të punojnë dhe qëndrojnë këtu në Shqipëri. Kemi shumë të rinj që po largohen në shtete të tjera, le ta quajmë diasporën shqiptare. Ka shumë njerëz që largohen dhe nuk qëndrojnë, për një sërë arsyesh: sepse s’ka punë, s’ka punë të paguar mirë, sepse ka vështirësi”, tha Sergio Fontana, President i Confindustria Albania.
Confindustria kërkon investime në sistemin e arsimit dhe incentiva për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe ofrimit të shërbimeve për jashtë, duke ulur sa më shumë kostot për trajnimin e punonjësve.
“Formimi dhe trajtimi i vazhdueshëm i kapitalit tonë njerëzor, së bashku me një politikë të vlefshme të mirëqenies sociale, por edhe me anë të rritjes së pagave, do të bëjnë që të rinjtë tanë të qëndrojnë këtu dhe të krijojnë vlerë për ne dhe për shtetin shqiptar”, shtoi Fontana.
Një numër i madh kompanish italiane operojnë në fushën e eksportit të shërbimeve si call center dhe data entry, por Confindustria vlerëson se Shqipëria ka potencialin për t’u kthyer në një pikë referimi në Europë edhe për shërbime të tjera si financa dhe kontabiliteti, zhvillimi i softuerëve, siguria kibernetike, etj./A2CNN
bizneset italiane ne shqiperi
Aktualitet
21 Mars 2023, 17:01
F.M
Foto Ilustruese
AUSTRI- Një 31-vjeçar shqiptar dhe një 43-vjeçar, shqiptar i Kosovës janë vënë nën hetim n...
Aktualitet
21 Mars 2023, 16:54
F.M
Adnan Dibrani
TIRANË- Adnan Dibrani, deputeti shqiptar në Suedi që është shpallur hero në Malin e Zi ka treguar se si e shp&e...
Aktualitet
21 Mars 2023, 16:45
F.M
Urbani
TIRANË- Shofer i autobusit të linjës së Laprakës, G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë është vë...
Aktualitet
21 Mars 2023, 16:31
F.M
Lushnje
LUSHNJE- Fenomeni i vjedhjeve në zonën e Lushnjës po kthehet në një makth për banorët. Pas zonës së Da...
Aktualitet
21 Mars 2023, 16:09
Viola Sterjo
KORÇË- Gjykata e Korçës me aprovim edhe të prokurorisë zbuti në 8 mars, masën e sigurisë ndaj...
Aktualitet
21 Mars 2023, 13:35
A.B
Arlind Lagji
FIER- Vihet në pranga Arlind Lagji, ish-drejtori i doganës së Fierit, i cili shkaktoi një ditë më parë...
Aktualitet
21 Mars 2023, 13:19
A.B
Algert Belulaj
TIRANË- Pas aksidentit të dyfishtë të shkaktuar nga ish-drejtori i doganës së Fierit, Arlind Lagji, ku u plago...
Aktualitet
21 Mars 2023, 13:12
A.B
Lefter Alla
TIRANË- Zbardhet vendimi i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që i tha tenderin firmës që kishte lidhje me...
Aktualitet
21 Mars 2023, 12:51
A.B
Policia
BELGJIKË- Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, duke vënë pas hekurave 18 persona. Sipas mediave të ...
Aktualitet
21 Mars 2023, 12:34
k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Ambri Sinakolin, i cili është arres...