Art&Argëtim

Taylor Swift dhuron spektakël në koncertin e saj

Këngëtarja e njohur i dhuroi të pranishmëve momente unike pasi setlisti i koncerteve përmbante 44 këngë dhe zgjati 3 orë.

20 Mars 2023, 16:16 Nga k.m.
Taylor Swift dhuron spektakël në koncertin e saj
Taylor Swift

SHBA- Të gjithë po flasin për premierën e Taylor Swift në "The Eras Tour", e cila nisi të premten mbrëma. Këngëtarja e njohur i dhuroi të pranishmëve momente unike pasi setlisti i koncerteve përmbante 44 këngë dhe zgjati 3 orë.

Momenti kur Swift shfaqet duke u hedhur nga skena ishte unik. E veshur me një fustan ngjyrë të kuqe të lehtë, ajo u shfaq duke u "zhytur" në një pishinë. Nuk ishte pishinë e vërtetë, por efektet speciale vizuale dhe zanore e bënë skenën të dukej si një pishinë.

Në ekranin e madh, këngëtarja u pa teksa dilte nga ‘pishina’ përmes një shkalle dhe ngjitej në një të rë. Por kësaj here e veshur ndryshe.

taylor swift

Sondazh

Poll