Aktualitet

Kapen rreth 100 kilogramë kanabis në Ulqin, arrestohet një shqiptar, në kërkim shoku i tij

Më pas në Kleznë policia ka ndaluar një automjet “Passat” me targa shqiptare, i cili drejtohej nga A.H., 30 vjeç nga Shqipëria, i cili ishte i lidhur me K.P.

20 Mars 2023, 20:46 Nga I.A
Kapen rreth 100 kilogramë kanabis në Ulqin, arrestohet një
Kanabisi

ULQIN- 163 pako me lëndë narkotike e llojit kanabis, me një peshë totale rreth 96.8 kilogramë janë sekuestruar në kufirin shqiptaro-malazez. Policia kufitare ka ndaluar në qytetin e Darzës një automjet tip “Škoda” me targa shqiptare, i cili drejtohej nga një 29-vjeçar me iniciale K. P. nga Shqipëria. Pas ndalimit fillimisht, drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar. Pas kësaj ka pasur ndjekje për këtë mjet, i cili është gjetur i braktisur në qytetin e Kruçës.

Më pas në Kleznë policia ka ndaluar një automjet “Passat” me targa shqiptare, i cili drejtohej nga A.H., 30 vjeç nga Shqipëria, i cili ishte i lidhur me K.P. Qeni i policisë kufitare ka kontrolluar zonën dhe ka gjetur drogë të hedhur, e cila do t’i nënshtrohet ekspertizës në Qendrën e Mjekësisë Ligjore.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, A.H. i është hequr liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, ndërsa në mënyrë intensive po kërkohet K.P”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.

arrestohet shqiptari ne ulqin

Sondazh

Poll