Bota

Kurti: Përderisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti shkruan se kjo do të ndodhë edhe pse Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin për aneksin e negociuar në Ohër.

20 Mars 2023, 21:49 Nga I.A
Kurti: Përderisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv. Me anë të një postimi në Twitter, Kurti shkruan se kjo do të ndodhë edhe pse Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin për aneksin e negociuar në Ohër.

Postimi në Twitter:

”Aneksi i negociuar në Ohër thotë se Palët do të respektojnë TË GJITHA nenet e Marrëveshjes. Unë informova trupin diplomatik në KS, për këtë, dhe rezultatet e tjera të bisedimeve të kësaj fundjave. Ndërsa Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv me mirëbesim”.

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll