Bota

Erdogan bën bilancin: Dëmet nga tërmeti në Turqi vlerësohen në 104 miliardë dollarë

Deklaratën e tij, kreu i shtetit turk e bëri në një video-mesazh me rastin e Konferencës ndërkombëtare të donatorëve të organizuar nga Bashkimi Evropian për Turqinë.

20 Mars 2023, 20:52 Nga I.A
Erdogan bën bilancin: Dëmet nga tërmeti në Turqi
Rexhep Tajip Erdogan

BRUKSEL- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan u tha donatorëve ndërkombëtarë të hënën se dëmi i shkaktuar vendit të tij nga një tërmet shkatërrues vlerësohet në rreth 104 miliardë dollarë. Deklaratën e tij, kreu i shtetit turk e bëri në një video-mesazh me rastin e Konferencës ndërkombëtare të donatorëve të organizuar nga Bashkimi Evropian për Turqinë dhe Sirinë.

“Vlerësohet se kostoja e shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti të shkojë deri në 104 miliardë dollarë. Pavarësisht pozitës së tij ekonomike, është e pamundur për çdo vend që të luftojë vetë një fatkeqësi të kësaj shkalle”, tha Erdogan.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve, më shumë se 50,000 njerëz kanë vdekur. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat të shumta kishte dhe në Sirinë fqinje.

termet ne turqi rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll