Bota

Ambasadori francez: Do ketë pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet

Ai ka theksuar rendësinë e zbatimit të këtyre zotimeve, ndërsa ka theksuar se ka pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet e arritura.

20 Mars 2023, 20:37 Nga I.A
Ambasadori francez: Do ketë pasoja nëse nuk respektohen
Olivier Guerot

KOSOVË- Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për marrëveshje ne arritur në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai ka theksuar rendësinë e zbatimit të këtyre zotimeve, ndërsa ka theksuar se ka pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet e arritura. Ambasadori francez ka folur në RTK, për pasojat që mund t’i presin palët që nuk respektojnë zotimet e marrëveshjes. Ai ka thënë se do e ndjekin me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve dhe natyrisht do ketë pasoja nëse nuk respektohen.

“Ne do ndjekim me vëmendjen respektimin e këtyre marrëveshjeve. Do të ketë pasoja nëse këto marrëveshje nuk respektohen, duhet ditur se ka qenë marrëveshja me e mirë e mundshme, jemi në rrugën drejtë normalizimit dhe synimi ynë është normalizimi i plotë. Nuk do të ndalem që ta sqarojë fjalë për fjalë çështjen e termave të përdorur, nuk ka asnjë ambiguitet apo dykuptimësi sa i përket zbatimit të Asociacionit. Edhe para agresionit në Ukrainë ka pasur angazhime, janë kontributet tona për t’i zgjidhur këto çështje në mënyrë që perspektiva e të dy vendeve në kontekstin e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë ka nxitur edhe me shumë që të dy vende të shkojnë drejt BE’së”, tha Guerot.

olivier guerot dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll