Insights

Shënim: A e shfrytëzoi Rama tërmetin për të sulmuar Veliajn?

22 Shtator 2019, 13:02 Nga DOSJA
Shënim: A e shfrytëzoi Rama tërmetin për të sulmuar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Kryesinë e Kuvendit, deputetët, ministrat dhe kryetarët e bashkive. Në një kohë që Shqipëria është e tronditur nga tërmeti, Rama zgjodhi që të zhvillonte mbledhje për të ndarë punët. Mbledhja e shefit të qeverisë shërbeu për dy gjëra, e para që të tregonte para të gjthëve se ai është i pari dhe u jep urdhra të gjithëve dhe e dyta për të sulmuar Erion Veliajn.

Gjatë fjalës së tij, teksa fliste për situatën në Tiranë, Rama që dukej i inatosur kërkon Veliajn. “Ku është kryetari i Bashksië? Këtë ditën pa makina e shtymë dot për ditë tjetër?”, ishin pyetjet me tona të forta të bëra nga Rama. 

Por dhe pse e tregoi hapur që nuk i kishte pëlqyer vendimi i Velaijt për të mos anuluar ditën pa makina, Rama hasi në kundërshtimin e kryetarit të bashkisë i cili tha se aktivitetit do vijojnë, por të përqëndruara tek sheshi Skënderbej.

Por pse Rama zgjodhi që t’ia thoshte publikisht Veliajt kritikën që kishte ndaj tij? Pse e sulmoi atë?

Themi sulm, pasi ditë pa makina sot kishte dhe Durrësi, një qytet i prekur më shumë se Tirana po vijon normalisht aktivitet në kuadër të kësaj dite dhe askush nuk e ka kritikuar. Po ashtu kryetarja e Bashkisë Durrës, Valbona Sako e ka promovuar dhe sot këtë aktivitet, duke harruar për një moment se banorët janë të traumatizuar nga lëkundjet e forta të tërmetit.

Ndërkohë që kreu i Bashkisë Tiranë, aktivitetin e tij në rrjetet sociale, por dhe në media ia ka kushtuar tërmetit, duke treguar se po punon dhe është në krye të punës.

Por këto gjëra nuk janë parë nga Kryeministri Edi Rama, i cili i ka “ngulur një thikë pas shpine”, kreut të bashkisë duke e sulmuar publikisht dhe duke mbrojtur Valbona Sakon.

Prandaj lind pyetja: A ishte tërmeti thjesht një pretekest që Rama të sulmonte Veliajn?

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione dita pa makina earthquake albania edi rama erion veliaj rama sulmon veliajn valbona sako dita pa makina earthquake albania edi rama erion veliaj rama sulmon veliajn valbona sako

Sondazh

Poll

Insights 16 Shtator 2019, 16:11

TIRANË-“ Propaganda është arti i bindjes së tjetrit në diçka që nuk beson as vetë.”-thoshte Abba Eban, një politikan dhe diplomat izraelit, ministër...