Insights

Shënim: Çfarë do ndodh sot? Pse Saimir Tahiri mund të shijojë lirinë dhe nëse dënohet nga Gjykata

19 Shtator 2019, 08:18 Nga DOSJA
Shënim: Çfarë do ndodh sot? Pse Saimir Tahiri mund të

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sot pritet që të ketë betejën e tij të fundit për luftën e parë. Tahiri sot do të njihet me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda (në shkallën e parë të saj), ku rrezikon të marrë një dënim deri në 8 vite burg. Kjo do të jetë beteja e fundit e luftës së parë, pasi lufta e tij nuk përfundon këtu…

Si do që të jetë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, Tahiri duket se do nis betejat e tjera ato në Apel. Avokati i tij Maks haxhia, javën e kaluar deklaroi se do i bindeshin vendimit të Gjykatës dhe nëse klienti i tij do të dënohej, vendimi do të apelohej.

Nga ana tjetër dhe akuza duket se nuk do të dorëzohet në luftën e saj, pasi burimet i thanë Dosja.al se nëse gjykata do jap vendim në favor të Tahirit, vendimi do të shkojë në Apel.

Si do që të jetë vendimi, apeli është vetëm një hap larg dhe i pashmangshëm.

Por Saimir Tahiri me një mal me akuza, mund të shpëtojë dhe pa asnjë ditë burg dhe nëse do të dënohet sot. Sipas procedurës juridike, Tahiri shpëton pa asnjë ditë burgim deri sa të jepet vendimi përfundimtar i tij, pasi ai s’ka asnjë masë sigurie.

Procedura penale thotë se nëse një i akuzuar nuk ka masë sigurie, ai nuk mund të arrestohet dhe të burgoset, deri në momentin që gjykata jep vendimin e saj përfundimtar në Apel.

Saimir Tahiri dhe nëse sot do të dënohet me 8 vite burgim (kërkesa maksimale e Prokurorisë) sërish mundet të vijojë jetën i qetë dhe të shijoj lirinë. Vetëm vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda mund të burgosë ish-ministirn e Brendshëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione gjyqi kunder tahirit vendimi për saimir tahirin gjyqi kunder tahirit vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll

Insights 16 Shtator 2019, 16:11

TIRANË-“ Propaganda është arti i bindjes së tjetrit në diçka që nuk beson as vetë.”-thoshte Abba Eban, një politikan dhe diplomat izraelit, ministër...

Insights 16 Shtator 2019, 05:38

Ditë e re, gënjeshtër e re!

TIRANË- Ne pritje te vendimit te Keshillit te Europes per çeljen e negociatave te Shqiperise me BE-ne propaganda qeveritare, ndoshta e frikesuar nga...

Insights 16 Shtator 2019, 05:09

I gjori stadium…

TIRANË- U tha se do te ndertohej brenda 2 vjetesh…por ka nisur te ndertohet qe ne Qershor te 2016 …e akoma pas tre vitesh e kusur ende nuk ka p...

Insights 12 Shtator 2019, 14:10

Rasti Bolton – Trumpi nuk duron kritika

SHBA- Ishte një tërheqje e pazakonshme e këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton, pas një viti e gjysmë në detyrë. I njohur si Skifteri, një politikan i ...