Aktualitet

Përplasi për vdekje punonjësin e policisë, arrestohet shoferi 27-vjeçar (NJOFTIMI)

I riu do të hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

20 Mars 2023, 10:23 Nga A.B
Përplasi për vdekje punonjësin e policisë, arrestohet
Foto ilustruese

FIER- Policia ka vënë në pranga shoferin 27-vjeçar, i cili përplasi me makinën e efektivit të policisë Agron Saba, i cili ndërroi jetë. I riu do të hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me një aksident rrugor, në aksin rrugor “Patos-Fier”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, shtetasin A. S. (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos).

aksident ne fier agron saba

Sondazh

Poll