Aktualitet

Vidhet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Shkodër, autorët marrin vetëm....një laptop (Nisin hetimet)

Në ambientet e shkollës kanë shkuar forcat e policisë për të vlerësuar vjedhjen dhe për të hetuar ngjarjen.

20 Mars 2023, 08:32 Nga A.B
Vidhet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Shkodër,
Policia

SHKODËR-Shkolla 9-vjeçare 'Ismail Qemali' është vjedhur gjatë natës. Mësuesit kanë konstatuar mëngjesin e sotëm se brenda shkollës kishte një mungesë të një laptopi.

Grabitësit kanë tentuar të futen në sallën e kodimit, por nuk kanë arritur të hyjnë pasi dera ka qenë e blinduar.  Në ambientet e shkollës kanë shkuar forcat e policisë për të vlerësuar vjedhjen dhe për të hetuar ngjarjen.

Nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga policia./Dosja.al

grabitet shkolla ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll