Aktualitet

Vatikani në Rrëshen Sekretari i shtetit mes besimtarëve katolikë shqiptarë

Në fjalën e tij para shumë qytetarëve dhe besimtarëve Imzot Paul Richard Gallaghe tha se në jetë duhet të na udhëheqë mirësia dhe dashuria mes njëri tjetrit.

19 Mars 2023, 22:58 Nga F.M
Vatikani në Rrëshen Sekretari i shtetit mes besimtarëve
Imzot Paul Richard Gallagher,

RRËSHEN- Imzot Paul Richard Gallagher, sekretar i shtetit të Vatikanit për marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizmat Ndërkombëtarë dhe Ministri i Jashtëm i Vatikanit vizitoi sot Rrëshenin.

Në pamjet e publikuara nga TopChannel shihet se pas takimit me ipeshkvin e Rrëshenit Dom Gjergj Meta, përfaqësuesi i rëndësishëm i Vatikanit u vlerësua në mënyrë simbolike pasi iu dhurua stema e qytetit nga Kryebashkiaku Ndrec Dedaj.

Në fjalën e tij para shumë qytetarëve dhe besimtarëve Imzot Paul Richard Gallaghe tha se në jetë duhet të na udhëheqë mirësia dhe dashuria mes njëri tjetrit.

 

paul richard gallagher

Sondazh

Poll