Aktualitet

Donin t’i vidhnin celularin, tre persona sulmojnë me thikë 15-vjeçarin shqiptar në Greqi

Kur shqiptari ka refuzuar, ata e kanë qëlluar me thikë në këmbë.

19 Mars 2023, 22:37 Nga F.M
Donin t’i vidhnin celularin, tre persona sulmojnë me thikë
Greqi

GREQI- Një 15-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është sulmuar nga tre persona, ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas, Athinë.

Tre personat, ende të paidentifikuar e kanë kërcënuar me thikë 15-vjeçarin duke i kërkuar që t’u jepte celularin. Kur shqiptari ka refuzuar, ata e kanë qëlluar me thikë në këmbë.

15-vjeçari është dërguar në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, ndërsa tre sulmuesit i kanë marrë celularin dhe janë larguar.

shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll