Aktualitet

Shkoi me vizë studentore, 22-vjeçari shqiptar kapet me drogë e dënohet me burg në Angli, avokati: U fut në borxhe për shkollën, bandat e kërcënuan

Ai u ndalua teksa udhëtonte me një mjet të llojit “Mercedes Benz” brenda të cilit u gjetën 10 thasë me kokainë dhe 523 £.

19 Mars 2023, 17:32 Nga F.M
 

Shkoi me vizë studentore, 22-vjeçari shqiptar kapet me drogë e

BRITANI E MADHE- Një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si J.D është arrestuar në Sudbury në Britaninë e Madhe teksa po shpërndante drogë për një bandë shqiptare. Ai u ndalua nga policia në Sudbury rreth orës 18:30 më 9 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa sot është dënuar me tre vite burg.

Shqiptari u ndalua teksa udhëtonte me një mjet të llojit “Mercedes Benz” brenda të cilit u gjetën 10 thasë me kokainë dhe 523 £. Në automjet janë gjetur edhe një set peshoresh, disa qese plastike dhe dy celularë.

Kur telefonat u ‘zbërthyen’, u zbulua se përmbanin mesazhe që tregonin se ai kishte shpërndarë drogë duke përdorur sistemin e dërgimit me kod postar.

Ai pranoi se posedonte kokainë për ta shitur atë. Stephen Mather, avokati i shqiptarit, tha se klienti i tij kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar me një vizë studentore dhe pas qëndrimit të tepërt ai ishte përfshirë me një bandë kriminale shqiptare që e detyroi të punonte për ta shlyer një borxh.

britani e madhe

Sondazh

Poll