Aktualitet

U shpërtheu granata teksa punonin tokën, 45-vjeçari: S’e mora vesh si ndodhi (Kunatat në gjendje të rëndë)

Ai tregoi se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

19 Mars 2023, 16:29 Nga F.M
U shpërtheu granata teksa punonin tokën, 45-vjeçari: S’e
Olsi Elezi

PRRENJAS- 45-vjeçari Olsi Elezi, i cili u plagos në të dyja këmbët nga shpërthimi i granatës në Prrenjas ka treguar detaje nga momenti i ngjarjes. Në një rrëfim për Balkanëeb, Elezi thotë se po punonte me bel tokën e shtëpisë, në momentin që shpërtheu granata. Ai tregoi se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

“Duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty,”- deklaroi Elezi.

Nga ngjarja mbetën të plagosur tre persona, por dy kunatat nga fshati Karkavec janë dërguar nē Spitalin e Traumës pasi janë në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të shumta.

 

olsi elezi shperthen granata ne librazhd

Sondazh

Poll