Aktualitet

Shpallja e Vjosës “Park Kombëtar” jehonë në mediat ndërkombëtare: Lumi i fundit i egër në Evropë "kërcënohej" nga 46 diga

7 ditë më parë, Qeveria e Shqipërisë e shpalli Park Kombëtar, lumin Vjosa, që është lumi i fundit i egër në Evropë. Ky vendim, tërhoqi vëmendjen e shumë mediave të huaja.

19 Mars 2023, 12:23 Nga A.B
Shpallja e Vjosës “Park Kombëtar” jehonë në
Vjosa

TIRANË– Shpallja e Vjosës “Park Kombëtar” ka bërë jehonë në mediet prestigjioze ndërkombëtare.

Ja SHKRIMET në disa media të huaja:

“The Guardian”, e cilëson si moment historik për ruajtjen e një ekosistemi me mbi 1 000 specie, një pjesë e të cilave në rrezik zhdukje, në zemër të Evropës.

 “Der Spiegel”, nënvizon se lumi i fundit i egër në Evropë kërcënohej nga ndërtimi i 46 digave. Në shkrim, saktësohet se Vjosa është bensa e mbi 1 100 specieve. 

Reuters” e cilëson një fitore të mbrojtësve të mjedisit që prej vitesh kanë luftuar përballë planeve për ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë shtratit të lumit të fundit të egër të Evropës. 

Frankfurter allgemeine”, shprehet se rol të rëndësishëm në shpalljen e Vjosës Park Kombëtarë ka shoqëria civile. Ata shkruajnë se ky është një moment historik për Shqipërinë, sepse shumë interesa ekonomike dhe politike e kundërshtuan atë.

Shpallja e Vjosës “Park Kombëtar” jehonë në

7 ditë më parë, Qeveria e Shqipërisë e shpalli Park Kombëtar, lumin Vjosa, që është lumi i fundit i egër në Evropë. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së ekzekutivit shqiptar më 13 mars dhe u bë publik nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Shpallja Park Kombëtar është kategoria e dytë e mbrojtjes që është shumë më e lartë se ajo që kishte një vit më parë si Park Natyror. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje në 12.727 hektarë që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore dhe tre degët e lumit Vjosë, Drino, Bënçë, Shushicë, bëjnë atë që duhet atë që është sot parku i parë i një lumi të egër në Evropë”, tha Kumbaro.

Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar nënkupton se nuk do të lejohet asnjë ndërtim që cenon luimin, përfshirë këtu edhe hidrocentralet që kanë shkaktuar debat në madh në Shqipëri, por kanë sjellë edhe reagimin e disa organizatave ndërkombëtare.

Aktori i njohur Leonardo di Caprio e përshëndeti vendimin për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar. Kujtojmë se DiCaprio është një ndër zërat më të fuqishëm që ka bërë fushatë për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe shpalljen e tij park kombëtar.

lumi vjosa

Sondazh

Poll