Aksidentohet mjeti me targa greke në Këlcyrë, lëndohet çifti
Aksidenti KËLCYRË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në dalje të qytetit. Një automjet me targa greke që udh&eu...
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.
KORÇË- Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Ersekë, duke arrestuar 3 persona, ndërsa në kërkim janë shpallur 2 të tjerë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në qytetin e Ersekës, Kolonjë, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. B., u gjetën 2 qese me 8.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Nga hetimet e kryera rezulton se bashkëpunëtorë të 26-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale ishin edhe 4 shtetasit e tjerë. Konkretisht shtetasi L. S., monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 26-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë. Ndërsa shtetasit M. K., G. D. dhe K. P., dyshohet se do të kryenin transportimin e lëndës narkotike, nga qyteti i Ersekës, në drejtim të fshatit Barmash, Kolonjë e më pas drejt qytetit të Leskovikut.
NJOFTIMI I POLICISË:
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të lëndëve narkotike dhe trafikimit në drejtim të shtetit grek. Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Sekuestrohen 8.2 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor "Restart", kanë finalizuar me sukses fazën e katërmbëdhjetë të tij, si rezultat i së cilës u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Gj. B., 26 vjeç, L. S., 29 vjeç dhe M. K., 19 vjeç, banues në Ersekë; Si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
- G. D., 35 vjeç, banues në Leskovik dhe K. P., 24 vjeç, banues në Ersekë.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në qytetin e Ersekës, Kolonjë, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin Gj. B., u gjetën 2 qese me 8.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Nga hetimet e kryera rezulton se bashkëpunëtorë të 26-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale ishin edhe 4 shtetasit e tjerë. Konkretisht shtetasi L. S., monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 26-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë. Ndërsa shtetasit M. K., G. D. dhe K. P., dyshohet se do të kryenin transportimin e lëndës narkotike, nga qyteti i Ersekës, në drejtim të fshatit Barmash, Kolonjë e më pas drejt qytetit të Leskovikut.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Aksidenti KËLCYRË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në dalje të qytetit. Një automjet me targa greke që udh&eu...
Canta me armen TIRANË- Adrian Vladi, Aleks Vajda, Festim Rrustemi dhe Bermis Gjana janë vënë në pranga nga Policia e Shtetit pas f...
Mjegull KORÇË- Mjegull në disa pjesë të aksit rrugor Korçë-Pogradec. Mëngjesin e sotëm juglindja ësht...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. 'Dosja.al' ka në faqe të parë...
Moti TIRANË- Dita e sotme të jetë në dominimin e motit të kthjellët. Vranësira të pakta pritet të ket&eum...
Foto ilustruese BRITANI- Një shqiptar ka folur për ‘Daily Mail’ nga një kafene e Tiranës pas kthimit nga lundrimi i friksh&...
Foto ilustruese TURQI- Një shqiptar ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes në Turqi duke i marrë lekët dhe dokumentat dhe m&...
Foto ilustruese Vlerat në tregun e pasurive të paluajtshme në Durrës po rriten ndjeshëm. Rritja është shumë e fort&...
Foto ilustruese TIRANË- Një 67-vjeçar i infektuar nga pandemia e koronavirusit ka humbur jetën në Sarandë, ndërsa gjat...
Foto ilustruese ITALI- "Unë thjesht doja të shihja vajzën time të vogël. Pastaj betohem se do të dorëzohesha". Këto...