19 Mars 2023, 11:07
Nga A.B
Policia
TIRANË- Policia e Shtetit ka vënë në pranga gjatë 24 orëve 18 persona, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. I arrestuar është një 33 vjeçar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi".
Në pranga përfundoi një 19 vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet e sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Një 33 vjeçar u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, e pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Vihen në pranga 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin E. C. 33 vjeç, banues në Dibër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi".
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet e sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 19-vjeçari ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 33-vjeçari ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
- E. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti);
- A. T., 29 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht shtetasin K. P., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të shtetasit A. T., shërbimet e Policisë gjetën një shufër metalike si ato të Policisë, ndërsa shtetasi K. P., nuk ka kallëzuar krimin.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. D., 28 vjeç, shpallur në kërkim për veprën penale "Dhuna në familje".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. B., 50 vjeç, banues në Gostivar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike kanabis dhe një përforcues grushti. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
- F. T., 44 vjeç, banues në Kamzë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur një motomjet të vjedhur;
- K. M., 33 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Gjithashtu, arrestuan një të mitur 17-vjeçar, pasi ka vjedhur një shumë parash dhe disa paketa me cigare, në një market në Babrru. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 17-vjeçari ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një shufër metalike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- E. Ç., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, nën efektin e alkoolit;
- N. Dh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet të parkuar, dhe si pasojë ka vetëm me dëme materiale;
- L. Ç., 53 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, E. D., 34 vjeç, banues në Itali, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
- B. Ç., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
arrestime ne tirane tirane
Aktualitet
19 Mars 2023, 10:37
A.B
Policia
SHKODËR- Klodian Ndogaj (Jakini) është arrestuar në ambientet e spitalit të Shkodrës, pasi gjykata ndryshoi mas&...
Aktualitet
19 Mars 2023, 10:36
A.B
Lenda narkotike
KORÇË- Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Ersekë, duke arrestuar 3 persona, ndërsa ...
Aktualitet
19 Mars 2023, 10:07
A.B
Aksidenti
KËLCYRË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në dalje të qytetit. Një automjet me targa greke që udh&eu...
Aktualitet
19 Mars 2023, 09:54
A.B
Canta me armen
TIRANË- Adrian Vladi, Aleks Vajda, Festim Rrustemi dhe Bermis Gjana janë vënë në pranga nga Policia e Shtetit pas f...
Aktualitet
19 Mars 2023, 09:30
A.B
Mjegull
KORÇË- Mjegull në disa pjesë të aksit rrugor Korçë-Pogradec. Mëngjesin e sotëm juglindja ësht...
Aktualitet
19 Mars 2023, 09:08
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. 'Dosja.al' ka në faqe të parë...
Aktualitet
19 Mars 2023, 07:46
A.B
Moti
TIRANË- Dita e sotme të jetë në dominimin e motit të kthjellët. Vranësira të pakta pritet të ket&eum...
Aktualitet
19 Mars 2023, 07:31
A.B
Foto ilustruese
BRITANI- Një shqiptar ka folur për ‘Daily Mail’ nga një kafene e Tiranës pas kthimit nga lundrimi i friksh&...
Aktualitet
18 Mars 2023, 21:53
k.m.
Foto ilustruese
TURQI- Një shqiptar ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes në Turqi duke i marrë lekët dhe dokumentat dhe m&...
Aktualitet
18 Mars 2023, 21:13
k.m.
Foto ilustruese
Vlerat në tregun e pasurive të paluajtshme në Durrës po rriten ndjeshëm. Rritja është shumë e fort&...